Të paktën 17 njerëz u vranë gjatë trazirave në një burg në qytetin verior të Ekuadorit, Esmeraldas, afër kufirit me Kolumbinë, tha të enjten agjencia ekuadoriane e burgjeve.
Kjo agjenci tha se autoritetet janë duke i kryer hetimet përkatëse për ta qartësuar atë që ndodhi, raporton “Reuters”.Ky rast vjen pas një shpërthimi tjetër të dhunës këtë javë në një burg në pjesën jugore të vendit, ku u vranë 14 njerëz.
Ekuadori është ballafaquar me një valë të dhunës në burgje viteve të fundit. Qindra të burgosur e kanë humbur jetën.
Qeveria e presidentit Daniel Noboa, e cila është zotuar për shtypjen e krimit, për këto trazira e fajëson garën mes bandave për territor dhe kontroll brenda sistemit të burgjeve.




