Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi dje një memorandum presidencial që kërkon rivendosjen e dënimit me vdekje në Uashington, ndërsa prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi njoftoi se Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të kërkonte dënimin me vdekje në të gjithë vendin, sipas CNN.
“Dënimi me vdekje rikthehet në Uashington”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.“Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – do të zbatohet dënimi me vdekje. Dhe shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.




