Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, këmbëngul se Napoli mbetet favorit për të fituar titullin e Serie A.
“Ata patën një afat të rëndësishëm transferimesh dhe unë ende besoj se janë favoritë për titullin” – ka thënë Allegri një konferencë për shtyp në prag të derbit kundër Napolit të dielën në San Siro.
Napoli ka pasur një nisje perfekte me katër fitore në katër ndeshjet e para të ligës, ndërsa Milani ka grumbulluar nëntë pikë me tre fitore dhe një humbje.
“Në vitet e fundit, Milani gjithmonë ka humbur në shtëpi kundër Napolit. Shpresojmë t’i përmbysim këto shifra. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e shkëlqyer” – ka shtuar në fund Allegri.




