Manchester United duket se po has në vështirësi këtë sezon në Premier League.‘Djajtë e Kuq’ u mundën në udhëtim nga Brentford, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Ndeshja ofroi një sfidë interesante, me raste për të dyja skuadrat dhe tre gola të shënuar.
Njeriu i ndeshjes ishte Thiago, i cili realizoi dy gola në minutat e 8-të dhe 20-të, derisa golin e tretë për vendasit e realizoi Jensen në minutën 90+6-të, kurse, golin e vetëm për United e shënoi Sesko në minutën e 26-të.
Pas këtij triumfi, Brentford grumbulloi shtatë pikë dhe renditet në vendin e 11-të, po aq sa edhe Manchester United.




