Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ka folur për veprimet që janë ndërmarrë muajve të fundit në veri të Kosovës.
Hargreaves theksoi se është e rëndësishme që Kosova të mbetet e angazhuar me themelin që e ka çuar deri në njohjet ndërkombëtare, veçanërisht mbi Planin e Ahtisaarit.
Hargreaves tha se janë të shqetësuar me veprimet e fundit të ndërmarra në veri, pasi që sipas tij, nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, sepse këto veprime kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.
Ambasadori Hargreaves gjithashtu foli për rëndësinë e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë në Kosovë, duke theksuar se zbatimi i parimeve të mbrojtjes së këtyre komuniteteve është i domosdoshëm për të siguruar se ata ndihen të mbrojtur dhe të integruar në shoqëri.




