Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka delaruar se Gjykata Kushtetuese nuk mundet që t’ia inponojë vullnetin politik deputetëve të Kuvendit.
Ajo thekson së nësë Kushtetuesja thotë se Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë deputetët vendosin nëse duan të votojnë ose jo.
“Votë për Listën Serbe apo përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë në Grupin Parlamentar të VV-së, të Guxo dhe të Alternativës”, u shpreh Kusari-Lila në Rubikon në Klan Kosova.
Kusari-Lila tutje tha se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje pas situatës së krijuar politike në Kosovë.




