Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një video ku ka njoftuar për një marsh me motorra që do të zhvillohet nga Prishtina drejt Hagës.
Marshi do të kalojë nëpër disa qytete të Evropës, duke i dhënë mundësinë edhe mbështetësve që t’i bashkohen përgjatë rrugës.
Sipas planit, më 17 tetor pjesëmarrësit do të mbërrijnë në Zurich të Zvicrës, për të vazhduar më pastaj drejt destinacionit përfundimtar, ku më 19 tetor pritet të arrijnë në Hagë.
“Ky nuk është vetëm një udhëtim me motorra, por një zë i fuqishëm për lirinë,” – thuhet në fund të videos.




