Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.
Këtë e ka njoftuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë.
“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, u shpreh Rama.
Përfshirja e Vjosës në këtë program synon mbrojtjen e ekosistemeve të pasura dhe të shëndetshme, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së biodiversitetit në rajon, duke i dhënë Shqipërisë një krenari ndërkombëtare.
Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenjë të Shqipërisë, sidomos për sa i përket prurjeve të shumta ujore.
Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.




