Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje shiu të izoluar në zona të caktuara.
Siq njofton MeteoKosova, temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshmë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 17 deri në 21°C.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 10-32 km/h.




