Pas incidenteve me dronë në Danimarkë, Rumani dhe Poloni, u vu në pah një çalim i Europës në mbrojtje.
BE-ja pas këtyre incidenteve, do të veprojë me një sistem mbrojtës.
Një “mur” dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot.
Ky është thelbi i projektit që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor.
Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten, siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.
“Muri i dronëve” është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, mbrojtje detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe inspektim të situatës me informacione satelitore.
Instrumentet e BE-së pritet të përdoren për financimin e mburojës.
“Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin e dronëve si thelbin e saj, do t’i sjellë dobi të gjithë Evropës”, theksoi Kubilius.




