Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga mbijetesa në liri, për kontributin e ushtarëve amerikanë dhe për aleancën historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani tha se ishte Amerika dhe NATO, ato që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt.
“Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, tha Osmani.
E para e vendit ka shprehur edhe një herë falënderimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që ia jep Kosovës.




