Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po qëndron në Malajzi, ku sot ishte folësja kryesore në Konferencën Globale të Diplomatëve të Rinj.
Në këtë ngjarje që mblodhi përfaqësues nga mbi 50 vende të botës, Shala përfaqësoi Kosovën me krenari dhe vizion.
Në fjalimin e saj, ambasadorja Shala theksoi rëndësinë e rinisë si forca më transformuese në botën e sotme.
Ajo tha se të rinjtë janë më shumë se thjesht përfitues të politikave publike, ata janë aktorë aktivë që ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje globale.
Duke sjellë shembuj konkretë nga Kosova, ajo përmendi sesi rinia ka arritur të kapërcejë dallimet dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi.
Shala bëri thirrje që qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të krijojnë mekanizma të qëndrueshëm, si këshilla rinore pranë institucioneve dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në tryeza ndërkombëtare, për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe respektohet.




