Eldion Kelmendi, vëllai 15-vjeçar i reperit Gjesti, varroset sot në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.I ndjeri humbi jetën tragjikisht në Bllagajë të Pejës, si pasojë e një aksidenti në komunikacion mesditën e së premtes.
Sipas njoftimit të familjes, Eldioni varroset sot me fillim nga ora 17:00, derisa u bë e ditur se funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.




