Pas konfiskimit të disa në qendër të Mitrovicës së Veriut, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është strehë për kriminelët apo elementet e tjera që cenojnë sigurinë.
Ministri në detyrë ka theksuar se mbesin të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale gjatë një kontrolli në një podrum afër Sheshit “Car Lazar”.
Gjatë aksionit janë konfiskuar: 1 pushkë automatike, 1 pushkë gjahu, 50 fishekë, 1 kondak pushke, 1 palë pranga, 1 mbajtës pushke, 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj, 1 këllëf arme, 5 karikatorë të zbrazët.





