Familja e ish-policit Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në Serbi, ka thirrur një protestë paqësore.
Protesta do të mbahet të martën, më 30 shtator 2025, në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin e familjes thuhet se protesta do të zhvillohet me moton: “Liri për Arbnorin – Drejtësi Tani”.
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.




