Pas tre paraqitjeve në Bundesligë, 22-vjeçari dëshiron të luajë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës javën e ardhshme. Sipas Blick, vendimi është marrë tashmë nga Hajdari, i cili, sipas Transfermarkt, ka një vlerë në treg prej 12 milionë eurosh.
Tani, Hajdari pritet t’i bashkohet Kosovës për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Madje, ai mund të zë një vend titullari që në fillimin e karrierës së tij me Kosovën, pasi momentalisht kapiteni dhe lideri i mbrojtjes së ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani, është i lënduar.




