Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për gjendjen e diplomacisë kosovare në pesë vitet e fundit, duke e cilësuar këtë periudhë si regresive dhe dëmtuese për pozitën ndërkombëtare të vendit.
“Nuk besoj se ndonjëherë niveli i diplomacisë së Kosovës ka qenë në ndonjë stag më të dobët të cilin e kemi parë në këto pesë vite të fundit. Regresi është i madh”, deklaroi Deliu-Kodra.
Ajo theksoi se jo vetëm Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm duke pezulluar dialogun strategjik me vendin.
Deliu-Kodra rikujtoi rolin historik të SHBA-ve në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Në krahasim me zhvillimet në vendet e rajonit, ajo shprehu shqetësim se Kosova po mbetet pas në skenën ndërkombëtare.




