Kosova po vazhdon të thellësojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues.
Për nëntë muaj, importi arriti në 5 miliardë euro.
Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë mbi 5 miliardë euro, vlerë e rritur për gjysmë miliardi nga periudha e njëjtë e vitit 2024.
Sasia e mallrave në krahasim me vlerën në këtë nëntëmujor, është rritur për rreth 350 milionë kilogramë në krahasim me numrin e periudhës së njëjtë të vitit 2024.
Kjo tregon që Kosova po vazhdon varësinë nga importi, gjë që po vështirëson jetën e qytetarëve në aspektin financiar duke shtuar këtu edhe rritjen e inflacionit që po ndodh viteve të fundit.




