Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Prizren–Prishtinë, në segmentin e njohur si Qafa e Duhles në Suharekë.
Nga përplasja mes një veture të tipit BMW 318i, që drejtohej nga Florim Tahiri rreth 35-vjeçar dhe një autobusi Neoplan, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri Erik Ferati rreth 28-vjeçar.




