Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë të hënën se Rusia po bëhët kërcënim gjithnjë e më i madhë për NATO-n.
Pistorius e tha këtë gjatë një vizite në Poloni dhe Lituani, në një kohë kur tensionet janë të larta në krahun lindor të aleancës ushtarake, për shkak të shkeljeve ajrore nga dronët rusë.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Pistorius tha se Moska po teston aleatët e NATO-s me një shpeshtësi dhe intensitet në rritje.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përpiqet me qëllim ta minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane, theksoi Pistorius.
“Ai kërkon t’i provokojë shtetet anëtare të NATO-s. Ai dëshiron t’i ekspozojë dobësitë brenda aleancës sonë”, nënvizoi ai. Por, NATO-ja ka reaguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unitet, vendosmëri dhe maturi, shtoi ministri gjerman.
Përkrah Pistoriusit, në forum ishin të pranishëm edhe ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, dhe homologu i tij estonez, Hanno Pevkur, si dhe komisionari Evropian për Mbrojtje dhe Hapësirë, Andrius Kubilius.
Pistorius pritet gjithashtu të bisedojë për të ardhmen e marrëdhënieve të Ukrainës me Evropën në bisedime të nivelit të lartë në kryeqytetin polak.Bisedimet vijnë disa javë pasi dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.




