Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se manovrat në politikë janë fundi i pashmangshëm, duke theksuar se Kosova ka nevojë për politikë të pastër e cila ndërton raporte normale me popullin dhe miqtë tanë.
Tutje Mustafa shtoi se në kohën e sotme, ku çdo e pavërtetë zbulohet për sekonda, këto taktika jo vetëm që dështojnë më shpejt, por lënë edhe plagë më të mëdha: e prishin besimin mes qytetarëve dhe e dëmtojnë marrëdhënien me aleatët tanë.





