Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.
Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.
Kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.
Soda e Bukës Për Mbajtjen e Diabetit Nën Kontroll
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se soda e bukës përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.
Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.
Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshrië diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet.
Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.Soda e bukës mund të parandalojë përhapjen e këtij infeksioni dhe të shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma.
Bëhet fjalë për një komplikacion të rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi.
Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.Konsultat me mjekun janë të nevojshme sepse nëse e teproni me sodën e bukës, ajo mund të ketë një efekt krejt të kundërt nga qëllimi.




