Është arrestuar një 48-vjeçar kosovar në Morinë, pasi tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh për t’i shitur në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri për t’i këmbyer ose shitur.
Po ashtu, kosovarit i është sekuestruar automjeti që drejtonte dhe pjesët e automjeteve.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.”, thuhet mes të tjerash.




