Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka marrë edhe një lajm të keq në prag të ndeshjes me Serbinë.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen me 11 tetor në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pas Marash Kumbullës dhe Arbër Hoxhës, është lënduar edhe Ardian Ismajli.
Ismajli pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Torinos, të humbur 2-1 nga Parma, dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 77-të.
Ismajli do t’i nënshtrohet kontrolleve shtesë gjatë kësaj jave për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe mundësinë për t’u aktivizuar në ndeshjen kundër Serbisë.
Kjo situatë e bën më të vështirë përgatitjen e kombëtares shqiptare, trajneri Sylvinho do të vendosë mbi formacionin final pas ekzaminimeve mjekësore.




