Liga e Kampionëve sonte kthehet me disa super përballje në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës.
Real Madridi ka udhëtuar drejt Kazakistanit për përballjen ndaj Kairat Almatyn. Madrilenët synojnë fitoren për të harruar humbjen e rëndë ndaj Atletikos në derbin e Madridit.
Interi pret Slavia Pragën në San Siro, ku kërkon tre pikë të tjera.
Galatasaray në anën tjetër pret Liverpoolin në Stamboll, ku pritet një atmosferë e zjarrtë në “Ali Sami Yen”.
Ndeshje më e lehtë do të jetë për Bayern Munich ku do të udhëtoj për përballjen ndaj Pafos FC, Harry Kane dhe shokët e tij siq duket nuk do ta kenë një lojë të vështirë.
E derbi i mbrëmjes do të jetë ndërmjet kampionit të botës Chelsea, që do të presë në Londër ekipin e Benfikës të drejtuar nga Jose Mourinho. Portugezi kthehet në Londër kësaj radhe si trajner i kundërshtarit, por edhe si hero i kujtimeve që ka lënë tek blutë.
Këto dhe katër sfida tjera do të zhvillohen sonte, dy me fillim nga ora 18:45 e shtatë të tjera nga ora 21:00.




