Shpëtimtarët po përpiqen për të nxjerrë dhjetëra nxënës dhe punonjës nga rrënojat e një ndërtese shkollore që u shemb në Java lindore, Indonezi.
Zyrtarët thanë të martën se tre persona kanë humbur jetën dhe 99 të tjerë janë shtruar në spital, disa me lëndime kritike, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.
Të paktën 38 të tjerë, shumica djem adoleshentë, mbeten të bllokuar nën Shkollën Islamike Al Khoziny në qytetin Sidoarjo të Java Lindore. Ata ishin mbledhur për lutje kur ndërtesa u shemb të hënën.
Ndërtesa dykatëshe kishte një themel të paqëndrueshëm dhe nuk mund të mbante peshën e ndërtimit të dy katëve të tjerë, tha agjencia për menaxhimin e fatkeqësive.
Vajzat po luteshin në një pjesë tjetër të ndërtesës dhe arritën të shpëtonin, sipas Associated Press.
Nxënësit në shkollë janë midis moshës 12 dhe 17 vjeç.




