Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Kjo është bërë e ditur nga LDK-ja, ku është shtuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre zhvillimeve.
‘‘Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen’’, thuhet mes tjerash në postim.
Tutje, shtohet edhe se gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë.





