Deputetja e PDK-së Blerta Deliu duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, tha se tashmë është e qartë se me shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores s’mund të ketë konstituim të Kuvendit.
E pyetur nëse do të votojnë ndonjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Deliu tha për RTV21 se si parti nuk kanë votë për deputetin Sllavko Simiq, por nuk bëri të ditur nëse mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për ndonjë deputet tjetër të këtij subjekti politik serb.
Ajo tha se kurdo që caktohet seanca e radhës do të jenë të pranishëm në Kuvend dhe do të veprojnë në harmoni të plotë kushtetutën.
“PDK-ja e ka qartësuar qëndrimi e saj do të respektojmë kushtetutën e Kosovës do të jemi në Kuvend jo për ta votuar Simiqin e kemi thënë saktë s e PDK-ja s’ka votë për Simiqin..sic ka thënë edhe kryetari Krasniqi se s’kemi votë as për Kusarin as për Simiqin. Do të jemi në harmoni të plotë kushtetutën me rregullat dhe rendit kushtetues të Kosovës çdo përpjekje për të devijuar nga ky rend është cenim i shtetit të Kosovës”, nuk ka asnjë diskutim aktualisht se si do të veprohet tutje…”, tha Deliu.




