Vazhdon sot procesi gjyqjësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari amerikan Jock Covey vazhdon dëshmin në seancën e sotme.
Covey ka shërbyer si zëvendës I përfaqësuesit të posaçëm të Sekretaritt ë Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.
Gjatë dëshmisë së tij të martën ai theksoi se UÇK-ja ishte më shumë si lëvizje sesa një ushtri e mirëorganizuar, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë dhe vepronin në bazë të vendimeve të tyre lokale.
Në pyetjen për rolin e Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka trajtuar kurrë atë si komandatë të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhëra.




