Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar senatoren amerikane nga radhët e Partisë Rebuklikane, Joni Ernst, në Ëashington.
Siq ka njoftuar qeveria në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, për sigurinë, mbrojtjen, integrimin euro-atlamtik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kurti theksoi rëndësin e investimeve amerikane në Kosovë dhe paraqiti mundësin që ofron Kosova për investitorë të huaj në infrastrukturë, energji dhe teknologji.
Ai falenderoi senatoren Ernst për miqësinë dhe mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e Kosovës dhe kontributin e saj në forcimin e lidhjeve dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe shtetit të lowa-s e ShBA-së në përgjithësi.




