Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim zyrtar përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE), z. Driton Hetemi Drejtor Menaxhues i FKEE , i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të PK-së dhe FKEE-së, për të shikuar mundësinë e përkrahjes së policisë nga ky fond me qëllim përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet e Policisë së Kosovës përmes projekteve të përbashkëta.
Policia e Kosovës në kuadër të objektivave strategjike ka paraparë edhe avancimin dhe menaxhimin efikas të shërbimeve mbështetëse si dhe përmirësimin e eficiencës së energjisë përmes investimeve, por edhe përkrahjes së institucioneve përkatëse.




