Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka treguar se sfida më e madhe me të cilën është përballur ky institucion është mungesa e vullnetit politik për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai gjithashtu foli edhe për punën e këtij institucioni, duke theksuar se është bërë përpjekje që Avokati i Popullit të jetë një ndër institucionet më të konsoliduara sipas standardeve të BE-së.
“Institucioni i Avokatit të Popullit ka pritur në zyrën e tij mbi 52 mijë qytetarë, ky është një tregues i jashtëzakonshëm sa i hapur ka qenë institucioni për të qenë afër shqetësimeve dhe probleme që kanë qytetarët e të gjithë etnive dhe komuniteteve. Janë mbi 90 agjenci ndërkombëtare që e kanë mbështet Avokatin e Popullit”, është shprehur ai.




