Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian.
Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.
Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.




