Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bernjak të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një traktori.
Nga goditja e fuqishme, 58-vjeçar, i cili po ngiste një traktor me rimorkio të vogël ka pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, rreth orës 22:50 është konfirmuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dy automjetet. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.




