Delegacioni i Doganës së Kosovës po merr pjesë në takimin e Technical Experts Group on Non-Intrusive Inspection, që po mbahet në Bruksel nën kuadër të Organizatës Botërore të Doganave.
Ky forum teknik dhe profesional ka për mision zhvillimin dhe standardizimin e formateve për përdorimin dhe shkëmbimin e imazheve të sistemeve NII ndërmjet administratave doganore dhe industrisë, duke avancuar drejt një standardi global që mundëson interoperabilitet, metadata të avancuara dhe integrim të inteligjencës artificiale në proceset e inspektimit.
Pjesëmarrja e Doganës së Kosovës në këtë forum konfirmon përkushtimin tonë për:
✅ Zbatim të standardeve ndërkombëtare të OBD-së;
✅ Përdorim të kontrolleve jo-intrusive të bazuara në analizën e riskut;
✅ Mbështetje të një tregtie kufitare moderne, transparente dhe të besueshme.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në rrjetin global të bashkëpunimit doganor, duke kontribuar në siguri, lehtësim tregtar dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm global.





