Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.
Në fillimin e kësaj fushate, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka treguar rëndësinë për kontrolle të rregulla mjekësore që krijojnë hapësirë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe shpëtimit të jetës.
“Në Kosovë vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 640 raste të reja, shumica gra por edhe raste të burrave. Ky realitet na obligon që kanceri i gjirit të trajtohet si prioritet kombëtar shëndetësor. MSH në bashkëpunim me IKSHPK ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh”, u shpreh Kurti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka theksuar se mamografia është e rëndësishme për parandalim të kancerit të gjirit.
“Një nismë që synon ndërgjegjësimin që prek mijëra gra çdo vit, pa përjashtuar edhe burrat. Vetëkontrolli, mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin e saj. Vitin e kaluar pati mbi 1500 ekzaminime në nivelin tretësor shëndetësor.”, deklaroi ai.





