Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Krasniqi e Antonini diskutuan për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to.
Krasniqi theksoi se PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale.
Kreu i PDK-së e ka falenderuar ambasadorin për vizitën bashkëpunimin e mirë




