Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar shtyrjen e seancave për dëshmitarët, duke thënë se dëshmitë s’mund të kryhen deri më 14 nëntor. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 27 tetor, në orën 09:00.
Përveç kësaj, ai tha se nuk do të mund t’i përmbahen as afatit për dorëzimin e dosjes përfundimtare. Ai ka shtuar se do të bëjnë kërkesë për shtyrje afati, pas bisedimit me Prokurorinë.
Këtë kërkesë avokati e shtroi në përfundim të seancës të së enjtes, ku përfundoi dëshmia tre ditore e dëshmitarit të mbrojtjes, James Peter Covey.
“Nuk do të jetë e mundur që të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar mocionet e tjera që na duhen, e po ashtu edhe dosjen përfundimtare të datës 22 dhjetor”, tha Mishetiq.




