Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në Kopenhagë, u takua edhe me Kryeministrin holandez Dick Schoof, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë takimit ka kërkuar mbështetjen e Holandës për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas saj po dëmtojnë rëndë qytetarët.





