Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri. Ylli kosovar u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez, shkruan “Gazeta Express”.
Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, Xhaka ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.
Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.
“Është koha për votën tënde @easportsfc Lojtari i Muajit Shtator”, shkroi Premierliga në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Instagram.





