Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, sot do të publikoj listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit.
FSHF ka caktuar ditën e sotme që lista duhet të zbulohet nga trajneri.
Shqipëria këtë tetor do të luaj ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku më 11 tetor do të jetë përballja e shumëpritur me Serbinë në udhëtim, dhe më pas do të kthehet në shtëpi për ndeshjen miqësore ndaj Jordanit më 14 tetor.
Shqipëria në grupin për kualifikime ka përballë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën.
Shqipëria në këtë grup qëndron në vendin e dytë me 8 pikë një më shumë se Serbia në vendin e tretë.




