Përgjatë periudhës një javore të punës në zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 67 raste të reja të paraqitura në ZMNV-të.
Lista e rasteve të trajtuara: 51 raste – dhunë në familje; 1 rast – grabitje; 1 rast – kanosje; 1 rast – vrasje në tentativë; 1 rast – vrasje; 6 raste – bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare; 2 raste – krime lufte;1 rast – tentim dhunim;3 raste – shkelje e KUM;6 Kërkesa për Urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë;14 Kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente (KUME);3 kërkesë për vazhdim të UM nga pala;5 kërkesa për ndërprerje të UM;2 kërkesë për ndryshim të UM;17 aktvendime të aprovuara;3 aktvendime të tërhequra;1 aktvendime të refuzuara;85 seanca gjyqësore;6 seanca në prokurori;81 këshilla juridike;15 aktgjykime dënuese;2 aktgjykime refuzuese;2 aktgjykime liruese;1 rast – përfaqësim i rastit në polici;2 raste – përfaqësim i rastit në strehimore;1 rast – referim i rastit në ANJF.




