Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave që kanë shpenzuar më së shumti para në rrjete sociale.
Sipas KDI-së, kandidati që ka shpenzuar më së shumti është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinë, Uran Ismaili.
Kurse për Komunën e Malishevës, kandidati për kryetar të Komunës që ka shpenzuar më së shumti në rrjete është Dr.Gëzim Krasniqi, i cili ka shpenzuar 658 euro në rrjete sociale.





