Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka hedhur akuza ndaj opozitës se po planifikon të bëjë një koalicion me Listën Serbe pas zgjedhjeve lokale, ndërsa ka theksuar edhe se Gjykata Kushtetuese po e bën argatin e opozitës duke e mbajtur sipas tij Kuvendin e bllokuar.
“Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat. Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe”, ka shkruar Murati.
Ai ka shtuar se prandaj këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për komunat, por për shumë më shumë.
“Në këto zgjedhje lokale do të përcaktohet edhe se çfarë Qeverie do të ketë Kosova – një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione se si ta sabotojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Murati





