Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj disa subjekteve dhe kandidatëve pas shkeljeve gjatë fushatës zgjedhore për komunat e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 2,000 euro pas ankesës së PDK-së kundër Qemajl Aliut, kandidatit të VV-së për kryetar të Komunës së Shtime. PZAP ka vërtetuar se Aliu ka shfrytëzuar burime dhe institucionet publike shtetërore për fushatë personale.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës u gjobit me 500 euro pas ankesës së LVV-së se kandidati i PDK-së, Ilirik Musliu, kishte vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes Rrugës B dhe “Enver Maloku”.
Po ashtu, janë gjobitur subjekti GI Novo Lice-Narodna Pravda me 800 euro, kandidati i pavarur për Dragash, Nedzmidin Sejdilar, me 1,000 euro dhe Lista Serbe me 800 euro.




