Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, sipas të cilit shumë shpejt, pasuria e përfituar jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme e cila aktualisht pret që një kohë të gjatë pa asnjë arsyetim në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për hyrjen në fuqi të ligjit.
Sallahu shton se këto pasuri që janë sekuestruar dhe konfiskuar, do t’u kthen qytetarëve si pronar legjitim.





