Shoqata “Miqtë e Amerikës” – “Friends of the USA” Association, përshëndesin iniciativën dypartiake të senatorëve amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen për amendamentin që kërkon njohje reciproke Kosovë–Serbi dhe refuzon çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor.
“Një qëndrim i drejtë, amerikan dhe në përputhje me vlerat e lirisë që bashkojnë popujt tanë.:” thuhet në letrën falenderuese.
Tutje në letër thuhet se ky qëndrim i qartë, i drejtë dhe i qëndrueshëm i përfaqësuesve të lartë amerikanë është dëshmi e vazhdimësisë së mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe zhvillim demokratik në rajonin tonë. Ai përforcon bindjen se orientimi proamerikan i popullit dhe institucioneve të Kosovës është themeli më i fortë i së ardhmes sonë.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” shkruan se mirëpresim përkushtimin e SHBA-së për një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke dhe respekt të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.





