Sot shënohen 25 vjet nga rrëzimi i regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, ngjarje që, sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj,fundi i tij hapi një kapitull të ri për rajonin, por plagët që la pas ende nuk janë shëruar.
Sipas Hoxhajt kur Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor.
“Sot, në një kohë kur Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor. Ndërsa Beogradi përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër përmes destabilizimit dhe propagandës, përgjigjja jonë duhet të jetë forcimi i shtetit, sigurisë dhe institucioneve demokratike”, shkruan Hoxhaj.
Deputetit të PDK-s, thot se partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar.




