Asambleja e Çmimit Nobel në Institutin Karolinska ka nderuar për vitin 2025 Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi.Ata u vlerësuan për zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike, duke identifikuar qelizat T rregullatore, rojet e sigurisë së sistemit imunitar.
Këto zbulime kanë hapur rrugën për trajtime të reja mjekësore, të cilat po vlerësohen aktualisht në prova klinike, me shpresën për të trajtuar sëmundjet autoimune, përmirësuar trajtimin e kancerit dhe për të parandaluar ndërlikimet pas transplanteve të qelizave.
“Ata zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar. Sistemi imunitar i fuqishëm i trupit duhet të rregullohet, përndryshe mund të sulmojë organet tona. Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi u vlerësuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 2025 për zbulimet e tyre të jashtëzakonshme në lidhje me tolerancën imunitare periferike që parandalon sistemin imunitar të dëmtojë trupin”, thuhet në njoftim.




