Një shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat e këtij vendi raportojnë se ai quhet Artur Tucci dhe kishte dokumente ekuadoriane.
Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima është një burrë që kishte në posedim dokumente ekuadoriane, por që gjithashtu ishte me kombësi shqiptare.
Përveç kësaj, ai theksoi se autori i vrasjes, i cili lëvizte me motoçikletë, u arrestua në komunën Bello, në veri të Valle de Aburrá. Si motoçikleta, ashtu edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se kreu vrasjen, u sekuestruan.
“Motivet dhe detajet e rastit po verifikohen aktualisht në kuadër të hetimit që po zhvillohet nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.
Në atentatin me pagesë, një grua që shoqëronte shqiptarin, mbeti e plagosur. Sipas informacioneve të bëra publike, emri i viktimës është Artur Tushi, i lindur në Shqipëri 44 vjet më parë, por me letërnjoftim ekuadorian.
Hetimet e InSight Crime tregojnë se rrjetet shqiptare janë një aktor kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.




